Është hapur ekspozita “Një Ditë”, dedikuar të mbijetuarve të luftës, kuruar nga Blerta Hoçia dhe realizuar Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK), përcjell KosovaPost.
Në ketë ekspozitë ishte edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përderisa ecte në labirintin e krijuar nga artistja Hoçia, dëgjonte historitë e rrëfimet e dëshmitarëve të cilët kishin kaluar tmerrin më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime. Për vetëm një ditë, vrasje, dhunime, tortura, zhdukje e dëbime. Sa shumë dhimbje, sa shumë sakrificë.
Ekspozita u realizua përmes një llamarine rrjedhëse që simbolizon rrjedhën e përroit që përshkon rrugën nga Studimja e Epërme në Studimen e Poshtme.


























