Në Prishtinë sot është hapur Qendra për Trajtimin e Qenve Endacakë. Në hapjen e saj është bërë me dije se deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm parashihet të ketë 1 500 qenë endacakë më pak në kryeqytet.
Në hapjen e qendrës mori pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai tha se qentë që do të trajtohen në këtë qendër nuk do të lëshohen më në rrugë.
Bekim Brestovci, drejtor për Shërbime Publike në Prishtinë, tha se qendra ka kapacitet për strehimin e 350 qenve.