Është hapur tenderi për rregullimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë.
Njoftimi u bë nga zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.
Vlera e këtij projekti kap shifren prej 38 milionë euro.
Zhitia tha se ky vit do të jetë goxha dinamik.
Tenderi është hapur nga Ministria e Infrastrukturës.
Ndërkohë, ministri Liburn Aliu, para disa ditësh tha se janë zgjedhur edhe problemet lidhur me shpronësimet.