Haradinaj bëhet edhe “biznesmen”, posedon pasuri mbi 1 milion euro

Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, e ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit AKK, shkruan Kosova Post.

Sipas dokumenteve të deklarimit, del që ish kryeministri, e ka hapur edhe një firmë ndërtimore “HCC” SH.P.K bashkë me bashkëshorten e tij Anitën, me kapital themeltar në vlerë 1 mijë euro.

Po ashtu, Haradinaj ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 1 milionë e 064 mijë e 300 euro.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj, gjithashtu ka deklaruar se posedon një veturë në vlerë 8 mijë euro, dhe 52 mijë e 984 euro para të gatshme në bankë së bashku me bashkëshorten.

Haradinaj sikurse edhe qytetarët e shumtë posedon tri kredia në bankë në vlerë 152 mijë e 564 euro.

Të hyrat vjetore të kreut të AAK-së, kapin shifrën e 59 mijë e 353 euro, përfshirë këtu pensionin invalidor, qeran, pagën e bashkëshorten në RTK, ELSIG. /KosovaPost/

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika