Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur letëres së homologut të tij nga LDK, Lumir Abdixhikut, ku ky i fundit ka propozuar për shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë, transmeton Kosova Post.
Kurse Haradinaj, ka thënë se qëndrimi i AAK-së , duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë është që fushata të shkurtohet vetëm në 5 ditë.
“Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj ka thënë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.