Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për jetën e tij, ndërsa ka bërë të ditur se tashmë ka blerë një shtëpi në lagjen “Marigona”.
Megjithatë, ai thotë se këtë e bleu me të hyrat, të cilat i siguron nga qiraja e një shtëpie tjetër të parë në lagjen “Dragodan” në Prishtinë, ku në Rubikon me Adriatik Kelmendin, pohoi se për ta ndërtuar para 20 vjetësh atë e kishin ndihmuar të tjerët, njofton Klan Kosova.
”Ka me u shoshitë shumë çështja, por asnjëherë nuk do të gjendet një rast, që e kam shfrytëzu popullin tim gabim ose keq. Dikush ka me të detyru me thanë të vërtetën”.
”Unë e kam shpinë e parë të ndërtuar në Dragodan, në vitin 2000 ka fillu ndërtimi, në 2002 kam hy. Para 20 vjetësh, as s’kemi pasë shtet, as pushtet. Krejt kemi qenë ndër OKB, e besomni që shumicën e asaj shpie ma kanë maru njerëzit që ende sot janë gjallë, por që m’kanë pasë idol, e s’po di në atë kohë jam trajtu si Zoti për ta. Të gjithë janë mobilizu, kushdo që ka pasë më ka ndihmu me e kry”