Haradinaj: Kosova me katër qendra të turizmit malor e sporteve dimërore

Kandidati për kryeministër nga koalicioni “Për Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj, ka prezantuar prioritetet e tij, për investime në turizmin malor dhe sportet dimërore.

Prijësi i këtij koalicioni, ka thënë se Kosova do të bëhet me katër qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.

“E bekuar nga natyra. Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore. Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë: Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro. Bjeshkët e Nemuna – Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimeve 20 milion euro. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro”.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika