Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi të takimeve në kuadër të fushatës zgjedhore të mbajtur të dielën, ndërsa duket i entusiazmuar për numrin e përkrahësve.
Ndërkohë, shprehet Haradinaj se “kur je i vërtetë, mbushen sallat edhe në qyteza edhe në fshatra, sepse qytetarët e Kosovës e duan të vërtetën e nuk janë analfabetë funksionalë”.
“Popullit duhet t’i thuhet e vërteta se Kosova nuk përparon pa miq, e përparimi e siguria nuk janë të garantuara pa qenë krejt Kosova në NATO, qosh e m’qoshe! Krusha e Malisheva, Dardana e Peja, veç në një ditë, me drita e pa perde!”