Brigada 136 “Rugova” ka bërë përpjekje titanike për shpëtimin e të plagosurve dhe atdheut i dha shumë dëshmorë, përcjell KosovaPost.
Në 25-vjetorin e betejës heroike për shpëtimin e shokëve të plagosur, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarë nderuan dëshmorët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur.
“Heroizmi dhe sakrifica e tyre do të kujtohet ndër breza”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Përderisa Brigada 136 “Rugova”, po bënte përpjekjet titanike për shpëtimin e të plagosurve, atdheut i dha shumë dëshmorë.
Në 25-vjetorin e betejës heroike për shpëtimin e shokëve të plagosur, sot me bashkëluftëtarë nderuam dëshmorët e asaj pranvere të përgjakur në Rugovë e Podgur.
Heroizmi dhe sakrifica e tyre do të kujtohet ndër breza!