Haradinaj: NATO në qiell e UÇK në tokë, ndaluan kasapin e Ballkanit

Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 26-vjetorit të fillimit të bombardimeve nga NATO mbi caqet serbe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se data 24 mars nderohet shumëfish për shkak se në këtë datë kanë ndodhur dy ngjarje historike, përcjell KosovaPost.

“24 Marsi, nderohet shumëfish, një vit ndërmjet prej kur filloi Epopeja e Dukagjinit e deri tek intervenimi i NATO-s një vit më vonë. Me 24 Mars të vitit 1998, ranë tre djem të ri; Hima, Gazmendi e Agroni, por nuk u thyem! Flamurin e tyre e mbajtëm lartë, për UÇK-në çdo i rënë ishte plagë e mbështjellur me frymëzim që të mos ndalonim deri në momentin kulmor, atë ditë kur NATO në krye me SHBA dha sinjalin që Kosova po çlirohej, që lufta jonë ishte e drejtë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se e nderojmë Kosovën duke nderuar të rënët e asaj dite dhe nderojmë ShBA-të me aleatët.

“Sot nderojmë Kosovën duke nderuar të rënët e asaj dite, nderojmë ShBA-në dhe partnerët duke mos harruar asnjëherë që NATO në qiell e UÇK në tokë, ndaluan përfundimisht kasapin e Ballkanit e Kosovën e kurorëzuan me atë që takonte, lirinë e pavarësinë”, është shprehur Haradinaj.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika