Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen nga Peja, të cilët humbën tre anëtarë në aksidentin në Çubrel.
Ndërkaq të lënduarve Haradinaj u uron shërim të shpejt.
“Bashkëndjejmë me familjen Gashi nga Peja që humbi të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Çubrel. Zoti ju lehtësoftë dhembjen. Njëkohësisht urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit në këtë aksident”, ka shkruar tutje Haradinaj.