Analistja Meliza Haradinaj ka deklaruar se nuk e sheh si problematik një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
“Edhe sot është interes i Kosovës që të kemi një qeveri sa më shpejt. Mirëpo, e kuptoj edhe pozicionin e LDK-së, edhe pse unë them që nuk është krim, e përsëris, e kam thënë disa herë, nuk është krim që të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, dhe nuk e kuptoj këtë qasjen përjashtuese të partive opozitare,” ka thënë Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova.