Haradinaj për vr_asjen e policit Lika: Ishte një atdhetar i dëshmuar

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes në rrethana të paqarta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, pranë shtëpisë së tij në Kaçanik.

Në reagimin e tij, Haradinaj e ka cilësuar të ndjerin si një atdhetar të dëshmuar, i cili që nga rinia iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë.

“Jeta dhe vepra e tij janë shembull i përkushtimit ndaj atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lika, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën. Kërkoj nga institucionet zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish