Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori pjesë në tubimin përmbyllës të Aleancës në Pejë, ku kishte një përkrahje masive për Ramushin President, përcjell Kosova Post.
“Me mbështetjen tuaj sot, me përkrahjen masive për Ramushin President, ju po e plotësoni boshllëkun në krye të Ushtrisë sonë, duke ia dhënë asaj Komandantin Suprem më të përgatitur që ka pasur ndonjëherë”, u shpreh ajo.
Meliza Haradinaj-Stublla, ka ndarë momente të veçanta me qytetarët e Pejës, të cilët kanë ofruar mbështetjen e tyre për shefen e diplomacisë kosovare.