Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava.
Haradinaj i cili është kandidati i AAK-së për kryeministër, pas takimit tha se roli i prijësve fetarë në Kosovë ka qenë jetik për krijimin e një shoqërie tolerante.
“I nderuar që sot në selinë e re të Aleancës pata rastin ta pres kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava. Në një diskutim të hapur e miqësor folëm për proceset nëpër të cilat po kalon njeriu i Kosovës dhe shteti ynë. Roli i prijësve fetarë në Kosovë ka qenë jetik për krijimin e një shoqërie tolerante, vlerë kjo që na bën krenarë edhe si popull edhe si shtet”, u shpreh ai.
Haradinaj mes tjerash tha se AAK-ja është e hapur për të adresuar çështje që kanë të bëjnë me komunitetet fetare, raporton KosovaPost.