Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ripërseritur mbështetjen ndaj Kosovës pët anëtarësimin në Këshillin e Evropës, pas pritjes të sotme ndaj Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy, shkruan KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, Hargreaves shtoi së Britania është krenarë për kontributin në KFOR.
“Mbretëria e Bashkuar pa mëdyshje mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shpreson se ajo mund të përmbushë shpejt kërkesat e të tjerëve. Ne jemi gjithashtu jashtëzakonisht krenarë për kontributin tonë të rëndësishëm në KFOR, një element thelbësor i sigurisë së Kosovës. Sekretari i Jashtëm dhe Presidenti Osmani diskutuan për zhvillimin e një marrëdhënieje më të thellë dhe më të strukturuar MB-Kosovë në muajt në vijim”, ka shkruar ai.
Ambasadori potencoi kërkesën e sekretarit Lammy, që qeveria e ardhshme t’i adresojë nevojat e qytetarëve, duke përfshirë përparimin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin fuqishëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Gjatë vizitës së tij, ai reflektoi se qëllimi i Tony Blair ishte që Kosova të jetë në gjendje të formësojë të ardhmen e saj, të bashkëjetojë në mënyrë paqësore me fqinjët e saj dhe të mbrojë diversitetin e qytetarëve të saj. Ky mbetet synimi ynë sot, ndërsa ne përpiqemi për një normalizim të qëndrueshëm dhe paqësor të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ambasadori.
Më tej ai ka theksuar se mezi presin organizimin e Samitit të Procesit të Berlinit dhe të mirëpresin udhëheqësinë e Kosovës.