Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, përsëriti të shtunën thirrjen e saj për një armëpushim në Gaza dhe tha se ishte e rëndësishme të shfrytëzohet mundësia e ofruar nga vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, një organizator i sulmit të 7 tetorit.
Harris pranoi sfidat përpara, por u tha gazetarëve se do të vazhdojë të bëjë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit.
“Kjo krijon një rast që unë besoj se duhet të përfitojmë plotësisht – t’i përkushtohemi përfundimit të kësaj lufte dhe sjelljes së pengjeve në shtëpi”, tha ajo.
“Por kjo nuk do të thotë që ne dorëzohemi. Do të jetë gjithmonë e vështirë. Ne nuk mund të dorëzohemi”, shkruan Reuters