Princ Leka po vijon të shijojë lidhjen e dashurisë me fotografen Blerta Celibashi. Çifti nuk i druhen komenteve të publikut dhe shfaqen lirisht rrugëve të kryeqytetit.
Së fundmi, ABC News ka siguruar një foto të dyshes, të cilët të kapur dorë për dore janë parë teksa ecin në Tiranë.
Mesa duket Princ Leka ka vendosur të lërë pas problemet me divorcin dhe po shijon momentin.
Kujtojmë që ai ka qene në qendër të mediave rozë pas konfliktit që pati me ish-bashkëshorten Elia Zaharia dhe ish-vjehrrin Gjergj Zaharia.
Si pasojë, ai kërkoi urdhër mbrojtje në polici.