Hashim Thaçin në zyrat e EULEX-it po e vizitojnë vëllezërit (Video)

Hashim Thaçi edhe sot gjatë ditës po qëndron në Kosovë, ku në Zyrat e EULEX-it pritet të takojë edhe familjarët e tjerë.

Ai dje është lejuar nga Gjykata Speciale që vetëm pak minuta të qëndrojë pranë varrit të babait të tij, në fshatin Burojë  të Skenderajt.

Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe shtëpisë së tij, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten e tij, është dërguar në EULEX, ku sot pritet të takojë edhe anëtarë tjerë të familjes.

Ai nën masa të rrepta të sigurisë, soll nga Haga në Kosovë, tri ditë pas varrimit të babait të tij, Haxhi Thaçit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje ish-presidentit Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait të vet, të martën më 18 mars. Thaçi po përballet me një proces të tej zgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

May be an image of 1 person

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika