Haxhiu: Çdo shtrembërim apo neglizhencë e Kushtetutës ulë kredibilitetin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ka mision themelor të mbrojë dhe shërbejë interesat e popullit në mënyrë të drejtë dhe pa ndikime të jashtme.

Në një postim në Facebook, me rastin e 9 Prillit – Ditës së Kushtetutës, Haxhiu ka thënë se fryma e saj demokratike është thelbi i vlerës së saj, i cili nuk mund të zëvendësohet.

“Ne urojmë dhe angazhohemi që zbatimi i Kushtetutës të respektojë këtë frymë të lirë, të plotë dhe të përgjegjshme përpara ligjit, duke përfshirë të gjithë ata që marrin vendime kushtetuese për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Çdo shtrembërim, neglizhencë ose përdorim i gabuar i fuqisë së saj, ulë kredibiletin, për të cilën asnjëherë nuk duhet lejuar”, ka theksuar ministrja Haxhiu.

Ajo tutje ka uruar që Kushtetuta e Kosovës të kultivohet dhe të avancojë në frymën e saj demokratike, duke garantuar gjithmonë mbrojtjen e interesave të shtetit dhe duke i trajtuar me përparësi dhe respekt interesat e qytetarëve.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika