Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim homologun nga Malta, Jonathan Attard.
Haxhiu njofton se gjatë takimit ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante.
“Diskutuam për shumë çështje e sidomos për reformat e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e institucioneve të drejtësisë si dhe sfidat në adresimin e përgjegjësive që kemi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.