Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në panelin e sotëm me temë “Politikat Qeveritare për Gratë dhe Vajzat”, diskutuan për arritjet dhe planet e Qeverisë së Kosovës në adresimin e politikave feministe me qëllim të mirëqenies, barazisë, pavarësisë e sigurisë së vajzave dhe grave në vend, transmeton KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ajo u shpreh se kanë folur për masat konkrete që i kanë ndërmarrë në drejtim të fuqizimit të grave në shoqëri.
“Kemi ende punë për të bërë prandaj edhe sot shprehëm përkushtimin tonë për të vazhduar punën në adresimin e politikave progresive që fuqizojnë vajzat dhe gratë në vendin tonë”, ka thënë Haxhiu.