Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    ​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

    ​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

    Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

    Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

    24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

    24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

    Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

    Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

    Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë

    Kryetarët e Listës Serbe pasi rimarrin pushtetin në veri i raportojnë Petkoviqit në Rashkë

    Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi

    Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi

    Prishtina e Mitrovica ndër komunat që po prijnë me numrin e votuesve

    Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetorit

    Japonia inauguron një mision të pavarur në NATO

    SHBA i kërkon Evropës të marr më shumë përgjegjësi në NATO

    “Defender Europe 2025” fillon këtë të diel, Kosova pret një divizion amerikan e forca të armatosura nga Shqipëria, RMV, Kroacia e Bullgaria

    “Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

06 Dhjetor 2025, 14:12
në Lajme
​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë mirëkuptim ndaj qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, në raport me Listën Serbe, thotë nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu.

Dy ditë pasi Ambasada e SHBA-së në Kosovë reagoi karshi LVV-së për shkak të mos certifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja, Haxhiu deklaron se në asnjë vend demokratik nuk do të ishte normale që një subjekt i tillë si Lista Serbe, që kryetar formal e ka kryeterroristin Milan Radoiçiq, të garonte në zgjedhje parlamentare.

Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e certifikoi Listën Serbe, ajo thotë se e njëjta nuk duhet të kishte presione, duke aluduar në ndërkombëtarët për ta rrëzuar vendimin e KQZ-së, raporton KosovaPress.

KQZ nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Mirëpo pas ankeses së Listës Serbe, PZAP vendosi të premten në favor duke certifikuar të njëjtën për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.,

Edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, KQZ nuk ka certifikuar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, por më pas PZAP e ka certifikuar të njëjtën.

Haxhiu në një intervistë për KosovaPress i kundërpërgjigjet edhe komenteve që ajo i quan fyese të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, karshi grave të Vetëvendosjes. Haxhiu tregon se a do të shkarkojë VV-ja anëtarin e saj në KQZ, Sami Kurteshin, për shkak të gjuhës dhe komenteve ofenduese ndaj gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

“Edhe partnerët tanë ndërkombëtarë me të cilët kemi komunikime edhe ata e dinë se kush është Lista Serbe. Mendoj se pikërisht duke u përpjekur me çdo kusht që Lista Serbe të konsiderohet si një subjekt demokratik dhe normal në Kosovë mendoj se po e mbysin pluralizimin brenda vet subjekteve të tjera që e përfaqësojnë komunitetin serb… 09:17 Partnerët tanë ndërkombëtarë e dinë shumë mirë se cilat janë arsyet dhe ata kanë dokumente të mjaftueshme që ndërlidhen me Listën Serbe. Ata e dinë se kryetari formal i Listës Serbe është kryeterroristi Milan Radoiçiq… Ne kemi pritur që qëndrimet tona të kenë mirëkuptim por megjithatë kjo nuk nënkupton që ne nuk duam të mbrojmë pozicionin tonë… Nuk e shoh se ka ndonjë kosto. Ne mundohemi t’i fuqizojmë raportet tona. Qëndrimet ndryshe janë normale në një vend si Kosova, pasi asnjë veprim nuk e kemi bërë në mënyrë tinëzare”, thekson ajo.

Sipas saj, Lista Serbe i përfaqëson interesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe de-fakto e ka për kryetar kryeterroristin Milan Radoiçiq, i cili është përgjegjës për sulmin terrorist serb në Banjskë, në vitin 2023.

“Nuk është një subjekt politik, i cili përfaqëson interesat e qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë. Vetëvendosje nuk është kundër serbëve dhe partive serbe që e njohin Kosovën dhe nuk e luftojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, por kundër Listës Serbe e cila e ka pasur nënkryetar dhe kryetar formal kryeterroristin Milan Radoiçiq që ka bërë sulm terrorist. Në asnjë vend demokratik nuk do të ishte normale që një subjekt i tillë të garonte në zgjedhje… Kam përshtypjen se institucionet që e kanë mandatin të merren me këtë çështje nuk po e kryejnë punën e tyre. Do të duhej të kishte vendim të Gjykatës që Lista Serbe mos të jetë subjekt politik, por fatkeqësisht nuk e kemi një të tillë… PZAP është e vërtetë që ka marrë vendim tjetër dhe kam përshtypjen se po ka presione në këtë institucion dhe jo vetëm, por edhe në Gjykatën Supreme. Ju e dini se këto dy institucione nuk do të duhej të kishin presion nga askush”, thekson ajo.

Haxhiu për KosovaPress, flet edhe për vendimin e PZAP për të shfuqizuar vendimin e KQZ-së që zgjedhjet e dhjetorit në diasporë të zhvillohen edhe në objekte jashtë përfaqësive diplomatike. Sipas saj ky është një interpretim i ngushtë i PZAP-së dhe shpreson që Gjykata Supreme ta rrëzojë të njëjtin.

Përkitazi me këtë ajo thotë se Ligji për zgjedhje nuk e ndalon që mërgata të votojë edhe jashtë përfaqësive diplomatike.

“Unë e kam parë si interpretim tepër të ngushtë të PZAP-it. Uroj që Gjykata Supreme ta korrigjojë këtë vendim. Është e rëndësishme që Kosova të angazhohet që sa më shumë qytetarë brenda dhe jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Në këtë rast asnjë të drejtë më pak nuk e ka mërgata jonë… Edhe ligji për zgjedhjet nuk e ndalon një gjë të tillë. As nuk është e ndaluar dhe as nuk është e theksuar”, tha Haxhiu.

Krahas kësaj, Haxhiu thotë se nuk do ta tërheqin Sami Kurteshin nga KQZ-ja pavarësisht kërkesës së AGK-së pas komenteve fyese dhe ofenduese të Kurteshit karshi mediave.

“Gjithçka kishte lindur te hapësira që është e rezervuar që mediat të qëndrojnë dhe ajo mos të shkelet. Mendoj se me një komunikim të thjeshtë do të mund të anashkalohej situata e tillë nga të dy palët… Kurteshi ka pasur një deklarim të tillë edhe para disa kohësh dhe për këtë është ftuar nga prokuroria që të jep dëshminë e tij. Me sa kam unë informacione, ai e ka dhënë dëshminë e tij dhe presim që prokuroria të thotë fjalën e saj. Nuk ka asnjë arsye që Lëvizja Vetëvendosje të tërheqë Kurteshin nga KQZ-ja. Është tepër e rëndësishme që mos të ketë situata të tilla pasi është e panevojshme”, tha Haxhiu.

Në anën tjetër, Haxhiu kritikon ashpër kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, për komentet e tij karshi grave të Lëvizjes Vetëvendosje. Madje ajo thotë se i njëjti “është bërë milioner duke qenë politikan”.

“Është e ditur që zoti Lushtaku vetëm duke qenë politikan është bërë milioner. Ne e kuptojmë plotësisht që një biznesmen mund të pasurohet dhe s’kemi asgjë kundër pasurimit të ligjshëm. Por kur politikani bëhet milioner vetëm duke qenë politikan kjo është problem serioz. Rasti i tillë është Sami Lushtaku. 22:30 Gjuha e tij është gjuhë e papranueshme. Sami Lushtaku i sheh gratë, jo vetëm gratë e LVV-së, pasi mënyra sesi Sami Lushtaku flet kundrejt grave të LVV-së tregon sesi i sheh ai edhe gratë e PDK-së. Për këtë gjuhë nuk do të duhej të kishte heshtje totale nga gratë e PDK-së. Nëse ai neve na sheh, pasi është e rëndë gjuha që ka përdorur ndaj grave dhe tepër fyese. Nëse ai i sheh gratë si objekte që mund t’i kontrollojë, që i lidh dhe zgjidh kurdo ai. Por e ka gabim Sami Lushtaku nëse mendon se gratë e Vetëvendosjes ia kanë frikën”, përfundon ajo./kp

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

7 minuta më parë
Angli-Zvicër, dalin formacionet zyrtare – Xhaka nga fillimi

Granit Xhaka komenton shortin e Botërorit

1 orë më parë
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

2 orë më parë
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH