Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur mbylljen dhe arrestimin e shtatë personave që administronin grupin “Albkings”.
Haxhiu ka thënë se si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave.
“Mirëpres angazhimin institucional të policisë dhe prokurorisë në mbylljen dhe arrestimin e personave që administronin grupin famëkeq të telegramit “Albkings”. Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka shkruar në Facebook ajo. /teve1.info/