Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në tubimin e VV-së në Drenas ka thënë se qeveritë e kaluara nuk kanë pasur asnjehërë në program qeverisës adresimin e krimeve të luftës, perveç qeverisë e cila drejtohet nga subjekti i saj.
Ministrja Haxhiu, tutje tha se qeverite e kaluara nuk kanë bërë asgjë për luftën e fundit në Kosovë, vetë, se që e kanë votuar Gjykatën Speciale, që dëmton interesat e Kosovës.
“ Për dallim nga qeveritë e tjera dhe ish-kryeministrave të tjera, qeveria që drejtohet nga kryeministri Kurti adresimin e krimeve të luftës e ka bërë pjesë të programit qeverisës. Është hera e parë që nga përfundimi i luftës një qeveri që e bën pjesë programin adresimin e krimeve të luftës. Ani pse qeveritë e kaluara thirreshin në emër të luftës asnjeherë nuk bënë asgjë për luftën. Përveç që e votuan Gjykatën Speciale, që dëmton interesat e Republikës së Kosovës, sepse Kosova nuk ka bërë krime lufte por Serbia”, ka thënë Haxhiu.