Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobezzo.
Haxhiu gjatë takimit shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Lobezzoz.
Ndërsa ambasadorja holandeze, ka shprehur interesimin për rezultatet e arritura të Ministrisë së Drejtësisë për të cilat ka uruar që të vazhdohet suksesshëm edhe në të ardhmen.