Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 19 qershor.
19 qershor 1865 – Me hyrjen e trupave ushtarake dhe me leximin e dekretit presidencial në Teksas (Texas), shtet që nuk e respektonte këtë vendim pavarësisht deklarimit të lirisë për skllevërit me ngjyrë nga Presidenti Abraham Linkoln (Lincoln), mori fund zyrtarisht skllavëria në ShBA.
19 qershor 1910 – Në qytetin Spoken (Spokane) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të parë në botë u kremtua “Dita e baballarëve”.
19 qershor 1934 – Shahu i Iranit, Riza Pehleviu dhe Mustafa Qemal Ataturku ndoqën së bashku në Qendrën Popullore në Ankara shfaqjen e operës “Ëzsoj” (Özsoy), që është opera e parë turke. Opera u frymëzua nga vepra e famshme e iranianëve “Shejhname” dhe u vu në skenë gjatë vizitës së shahut iranian.
19 qershor 1973 – Medalja e Shoqatës Botërore e Dashurisë iu dha këngëtares turke Shenaj (Şenay) për këngët e saj “Duaj vëlla” (Sev Kardeşim) dhe “Ah sikur të ishte festë jeta” (Hayat Bayram Olsa).
19 qershor 1973 – Ndërroi jetë historiani i letërsisë turke dhe studiuesi i folklorit Tahir Alangu, i cili ka bërë studime mbi përrallat, lojërat e hijeve, epopetë dhe folklorin e mërgimtarëve.