Shënjestrimi i gazetarëve nga Izraeli është përpjekje e dështuar për të mbuluar krimet e tmerrshme që po kryen kundër të pafajshmëve para syve të botës”.
Sulmi i fundit vrau fotoreporterin e Agjencisë së Lajmeve Reuters, Hossam al-Masri, kameramanin e televizionit Al Jazeera me bazë në Katar, Mohamed Salame, gazetaren Maryam Abu Dekka, e cila punonte për media të ndryshme, përfshirë Independent Arabia dhe AP, dhe gazetarin Mu’adh Abu Taha, i cili punonte për NBC News me bazë në SHBA.
Numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi një gjenocid kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, është rritur në 244, shifër kjo që tejkalon shumifish numrin e gazetarëve të vrarë në konflikte të tjera. Kjo ngrit dyshime të bazuara për një targetim të qëllimshëm.
🔻“Të jemi më të guximshëm dhe të qartë në dënimin e gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza dhe pastrimit etnik në të gjithë Palestinën, të kryer nga qeveria dhe ushtria izraelite. Me theks të veçantë ne duhet ngritur zërin për targetimin e kolgëve tanë gazetar”
Izraeli ka vrarë gati 62.700 palestinezë në një sulm brutal në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Fushata ushtarake e ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me uri.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.
Fadil Pushkolli – themelues i Agjencisë së Lajmeve Kosova Post

























