Policia e Kosovës njofton se është hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së një personi në Mitrovicën Jugore.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
“Mitrovicë Jugu / 19.01.2025 – 23:00. Është raportuar se në oborrin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hedhur një mjet i dyshimtë shpërthyer (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.