Me fillim nga ora 12:00 ka filluar hedhja e shortit për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Shorti do të vendos çiftet për çerekfinalet, gjysmfinalet, si dhe do të hidhet shorti për të përcaktuar ekipin ‘vendas’ për finalen.
Tetë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve janë: Chelsea, Real Madrid, Bayern Munchen, Benfika, Villarreali, Liverpooli, Atletico Madridi, Manchester City.
Kryendeshja kryesore do të jetë përballja në mes Real Madridit dhe Chelseat, tjetër ballafaqim interesant pritet të jetë edhe sfida në mes Atletico Madridit dhe Manchester Cityt.
Në ndeshjet tjera, Liverpooli do të luajë me Benfikën dhe Villarreali me Bayernin.
Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, teksa ato kthyese më 12 dhe 13 prill.
Ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen më 26 dhe 27 prill, teksa ato kthyese më 3 dhe 4 maj.
Finalja e madhe do të luhet më 28 maj.
Çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
Real Madrid – Chelsea
Atletico Madrid – Manchester City
Benfika – Liverpool
Villarreal – Bayern.k.k.
Road to Paris 🍿
Who will win the Champions League? 🏆 pic.twitter.com/MUzl9cmOxI
— 433 (@433) March 18, 2022