Zgjedhjet u mbajtën më 28 Mars, ku Alternativa për Ndryshimet e kryetarit në ikje të Komunës, Shqiprim Arifi, mori më shumë vota (6020) pastaj Partia Demokratike e Shqiptarëve të Ragmi Mustafës fitoi 9 vende (4,173 vota) dhe Partia për Veprim Demokratik të Deputetit të Bujanovcit Shaip Kamberi, e udhëhequr nga Ardita Sinani në Preshevë, doli në vendin e tretë me 7 vende.
Ata ndiqen nga Lëvizja e Reformës, e udhëhequr nga Kryetari i i posazgjedhur Sami Salihu, me 2.545 vota dhe 5 vende këshilli, koalicioni i partive Serbe, i udhëhequr nga Progresiv Branko Trajkovic, me 1.222 vota dhe 2 vende dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), e cila është në këto zgjedhje mori 441 vota vetem një qender vendvotimi.
Komisioni ka konstatuar se procesi votimit është i rregullt dhe se është zhvilluar në pajtim me rregullat dhe ligjet përkatëse. Në votim kanë marrë pjesë 35 këshilltarë, prej të cilve 22 kanë votuar për zgjedhjen e Sami Salihut në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës. Dhjetë këshilltarë kanë votuar kundër derisa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.