Ish-trajneri i Anglisë, Roy Hodgson pritet ta marrë drejtimin e Watfordit, përcjell KosovaPost.
Lajmin e ka konfirmuar në “Sky Sports”
Bëhet e ditur se marrëveshja është arritur dhe Hodgson pritet të prezantohet gjatë ditës. 74-vjeçari do të firmos kontratë me Watfordin deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi kurse në këtë post do ta zëvendësojë Claudio Ranierin e shkarkuar.
Hodgson ka qenë i papunë prej vitit të shkuar kur u largua nga skuadra e Crystal Palace.
Ndërkohë, Watford-i zë vendin e parafundit në Premierligë dhe po lufton për mbijetesë