Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili shkaku i Kosovës siç raportohet ka kërkuar kthimin e shërbimit të detyruar ushtarak.
Hoti ka shkruar në Facebook se këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se Kosova e ka ushtrinë e vet, të gatshme dhe pjesë e ushtrisë amerikan.
“Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës! Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi. Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Më me qetësi, më me qetësi!.”,ka shkruar kryeministri Hoti në Facebook.