Avdullah Hot është i vetmi që deri tani ka paraqitur hapur interesimin e tij për të kandiduar për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të LDK-së, duket se kandidatura e tij s’do të shqyrtohet fare, meqë s’pritet të ketë garë për kryetar.
Hoti para nisjes së Kuvendit të LDK-së, i pyetur nëse do të procedohet kandidatura e tij, ka thënë se pritet të shihet pasi do të ketë një agjendë të Kuvendit.
“Ta shohim, një agjendë do të marrim”, ka thënë Hoti shkurt.


























