Kryetari Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, lidhur me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës, ka thënë se çështja qëndron tek Serbia.
“Serbia nuk po bashkëpunon, nuk po jep informacione, nuk po do të bashkëpunojë me neve”, ka thënë Hoti në RTV Dukagjini, duke shtuar se nevojitet të formohet një komision që të ketë një ndikim tek Serbia.
Hoti nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka shtuar se Serbia nuk po lejon të bëjnë gërmime në territoret e tyre.
Ai ka treguar se ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ketë një rol vendimmarrës në këtë çështje.
Ndryshe, më 2 qershor Hoti kishte njoftuar se i kanë drejtuar një shkresë Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.


























