Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mori pjesë në inaugurimin e Institutit Antropologjik të Universitetit të Prishtinës, të cilit i është ndarë çmimi UlpianaFest.
Me këtë rast ambasadori amerikan tha se “ ky institut do të luajë rol kyç në promovimin e kuptimit dhe vlerësimit të diversitetit kulturor”.
“Ishte kënaqësi të marrë pjesë në inaugurimin e Institutit Antropologjik të Universitetit të Prishtinës dhe isha i nderuar të pranoja çmimin UlpianaFest. Ky institut do të luajë rol kyc në promovimin e kuptimit dhe vlerësimit të diversitetit kulturor përmes kërkimeve, edukimit dhe angazhimit publik. I impresionuar nga profesionalizmi, pasioni dhe angazhimi i gjithë të përfshirëve për të eksploruar dhe dokumentuar trashëgiminë e pastër kulturore të Kosovës”, tha ambasadori Hovenier.