Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se ky shtet do të vazhdojë të mbështetesë Kosovën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike.
Hovenier në platformën “X” ku ka shkruar pë takimin që ka zhvilluar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se e ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike, veçanërisht përmes USAID-it dhe MCCgov programet. Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar ambasadori./teve1.info./