Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në një takim ekipin e artistëve, njëherit komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe kompozuan himnin dhe marshin e Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga profesor Valton Beqiri, profesor Emin Emini, kompozitorin Drinor Zymberi, solistin e këndimit Liridon Sadriu si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
jatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm i PK-së i falënderoi ata për punën, profesionalizmin si dhe bashkëpunimin me ekipin e PK-së me rastin e finalizimit me shumë sukses të himnit dhe marshit të PK-së, të cilat u publikun për herë të parë me rastin e ceremonisë së 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm kolonel Hoxha atyre u ndau mirënjohje për punën dhe kontributin e tyre në krijimin, kompozimin si dhe finalizimin e marshit dhe himnit të PK-së.