Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë në konferencën e organizuar Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, me mbështetje të organizatës Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë, në të cilën foli për diplomacinë e mbrojtjes, me fokus mbi sfidat e sigurisë rajonale në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes, transmeton KosovaPost.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka ndarë një pjesë të mendimit të tij lidhur me këto çështje që e dha në konferencë.
“Së dyti, dialogun me Serbinë e shoh të rëndësishëm jo vetëm për normalizim të raporteve ndërshtetërore, por edhe për sigurinë rajonale, e cila mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje jo bazike, por gjithëpërfshirëse, me njohje të ndërsjellë si marrëveshje finale! Së treti, duhet patjetër të përmbyllet shtet-ndërtimi i Kosovës dhe pa ndodhur kjo, si parakusht bazë i sigurisë, prioriteti më i lartë i Kosovës dhe partnerëve tanë duhet të jetë anëtarësimi në NATO.”, ka shkruar Enver Hoxhaj tutje në Facebook.