Kryetaria i Partisë Socialdemokrate, Daradan Molliqaj, ka kritikuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, pasi ky i fundit tha se Qeveria e Kosovës duhet të procesojë tutje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Molliqaj ka thënë se Abdixhiku po shënon “progres”.
“Filloi me porosinë ‘të rrimë’, duke mos bërë asgjë se kështu pushteti rrëzohet vetvetiu. Tash e paska bërë një shkëputje, një goxha hop”, ka shkruar Molliqaj, në një postim në Facebook.
“Bëje Asociacionin Albin!, – po thotë Lumiri. Shihe logjikën: e jap këshillën unë, ia hapi rrugën këtij, e bëj edhe një plus kah Dragodani, dhe presim pastaj se ky qe po e realizon këshillën time publike do të dëmtohet. Kjo me siguri se nuk është analizë, por ç’të thuash?! Duket se kompleksi ‘arsyeton’ gjithfarë absurdi”, ka thënë Molliqaj.