Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesit të Posaqëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas takimit që u zhvilluar në mëngjes Lajçak doli para gazetarëve por jo edhe Kryeministri Kurti.
Pas këtij takimi Lajçak para gazetarëve ka deklaruara se është shumë e rëndësishme që sipas tij kemi arritur t’i kuptojmë hapat në të cilat duhet të kalojmë për normalizimin e dialogut Kosovë – Serbi.
“Gjatë këtij takimi në patëm një dikutim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti, dhe dhe do ta kemë diskutimin e njëjtë edhe në Beograd”, tha Lajçak.
Lajqak gjithashtu tregoi se të hënën pritet të ketë një takim në mes të zëvendës kryeministrit Bislimi dhe të ashtu quajturit shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq.
“Ne duam një normalizim të marrdhënieve dhe nuk duam një konfrontim, prandaj do të vazhdojnë bisedimet”, tha ai.
Lajçak në fund tha se do të këtë një takim me qytetarë në Mitrovicë.