Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar njëri nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj.
“Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka përgëzuar në fund Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve.
“Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka përfunduar ministri.
Ky është njoftimi i ministrit:
Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.
Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02rpkxaaAy933yr4svTotZyb4f38dHNqBH4Dq6ha5ogcHaGoR4BaTDzGKX2seUcLLHl&id=100063788556625


























