Joan Laporta, Presidenti i Barcelonës ka zbuluar në një intervistë se katalanasit janë ende duke paguar Lionel Messin dhe do të vazhdojnë të bëjnë diçka të tillë deri në vitin 2025.
Argjentinasi u largua nga Barcelona në vitin 2021 pasi klubi nuk i ofroi atij një kontratë të re. Sipas detajeve të zbuluara nga El Mundo, marrëveshja e Messit besohet të jetë kontrata sportive më e paguar e të gjitha kohërave.
Pas transferimit të Messit te PSG, SPORT zbuloi se skuadra e La Liga-s ende i kishte borxh 52 milionë euro lojtarit dhe synonte ta paguante plotësisht atë për disa vite. La Vanguardia, një gazetë spanjolle ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Barcelonës, Juan Laporta.
“Ne kemi ende pagesa të papaguara me Messin që përfundojnë në vitin 2025. Ky është rezultat i marrëveshjeve me menaxhmentin e mëparshëm”- Tha Joan Laporta.


























