Qysh si e vogël e deshti uniformën. Madje të bëhet ushtare e Kosovës, e ka ëndërr edhe sot.
Por, Kosovare Ramadanit, iu pa mundësua një gjë e tillë, për shkak të mbulesës që e bartë.
“Kur dolën rezultatet, unë i kisha marrë zero pikë. Shkova ta rishikojë se pse i kam marrë zero pikë dhe e kam parë në listë, e kishin shkruar është me mbulesë”, theksoi Ramadani.
Ramadani tregoi se ka bërë ankesë për këtë dhe se tani gjenden në procedura gjyqësore.