Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të serbit, Sreçko Sofronijeviq në pikë-kalimin kufitar në Bërnjak, pasi që i njëjti dyshohet për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lista Serbe e ka konsideruar si ‘terror’ arrestimin.
“Arrestimi i sotëm i bashkëqytetarit tonë Srecko Sofronijeviq është vazhdim i terrorit të regjimit në Prishtinë mbi popullin tonë”, shkruhet në postimin e tyre.
Arrestimi i serbit, Sreçko Sofronijeviq është bërë në Bërnjak, dhe të njëjtit i është caktuar masë ndalimi prej 48 orësh.