Osmani ka thënë se grupet ilegale kriminale paguhen, emërohen dhe mbështeten politikisht nga Serbia, duke përfshirë edhe kryerësit e krimit në sulmin e shtatorit të vitit të kaluar në Bansjkë. Ajo ka thënë se autorët mbahen fshehtë nga autoritetet e Beogradit, në mënyrë që të mos ballafaqohen me drejtësinë.
“Krimet e kryera, vrasjen e politikanëve serb, djegien e shtëpive dhe veturave në veri, duke i kërcënuar fëmijët në çerdhet e veriut…ata që vuajnë më së shumti nga këto banda mafioze, të paguara e të përkrahura nga Vuçiqi në Serbi, janë vetë serbët e Kosovës”, ka thënë ajo.