Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje por edhe partitë të tjera parlamentare që të bëhen më të përgjegjshme dhe të gjejnë një zgjidhje për zhbllokimin e situatës në Kuvend.
Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive të dielën, tha se ngërçi aktual në Kuvend në zgjedhjen e trupave të legjislativit është për keqardhje.
Gashi tha se për situatën e krijuar në Kuvend ka një mendim ndryshe nga LDK-ja, mirëpo tha se nuk mund të flas në emër të partisë.
“Jam pjesë e partisë, por nuk flas në emër të partisë dhe Grup Parlamentar. Jam prej atyre që kam një mendim ndryshe për këtë çështje”, tha ai.
























