Aktiviteti i rregullt fizik jo vetëm që ndihmon në parandalimin e kancerit, por gjithashtu mund të ulë mundësinë e përhapjes së tij, sugjerojnë kërkime të reja.
Ata që ishin aktivë në 12 muajt para diagnozës së kancerit e ulën rrezikun që ky të përparonte me më shumë se një çerek, transmeton klankosova.tv.
Kërkuesit britanikë thanë se ka “dëshmi bindëse” që aktiviteti fizik luan një rol kyç në uljen e rrezikut të vdekjes nga kjo sëmundje, përveç trajtimeve tradicionale. Ata studiuan 28,248 persona me kancer në fazën e parë gjatë periudhës 2007-2022, ku kanceret më të zakonshme ishin ato të gjirit dhe prostatës.
Niveli i aktivitetit u regjistrua përmes pajisjeve të aktiviteteve fizike, sesioneve të palestrës dhe pjesëmarrjes në ngjarje të organizuara sportive.
Aktivitetet fizike të 12 muajve para diagnozës u kategorizuan në asnjë aktivitet fizik, aktivitet të ulët (më pak se 60 minuta në javë) dhe aktivitet të moderuar deri të lartë (më shumë se 60 minuta në javë).
Kjo sipas mail online, tregoi se 62% e pacientëve nuk kishin ushtruar, 13% kishin ushtruar pak dhe 25% kishin marrë pjesë në nivele të moderuara ose të larta aktiviteti.
Kanceri përparoi në rreth një të tretën e pacientëve (34.5%) dhe gati dy nga dhjetë (19%) kishin vdekur deri në fund të periudhës së studimit.