Një burrë ka humbur jetën në një vetaksident me motoçikletë në Rahovec te Transiti i ri.
Ai ishte dërguar në Spitalin e Gjakovës ku edhe është konstatuar nga mjeku kujdestar vdekja e tij,
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.