Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ja pse Serbia nuk guxon ta fus asnjë ushtarë në territorin e Kosovës

    Ja pse Serbia nuk guxon ta fus asnjë ushtarë në territorin e Kosovës

    Vdes 17-vjeçarja kosovare në Gjermani, u godit nga vetura derisa po shkonte në shkollë

    Vdes 17-vjeçarja kosovare në Gjermani, u godit nga vetura derisa po shkonte në shkollë

    Dalin pamjet: Momenti i vrasjes së 30 vjeçarit me 7 plumba, polici civil qëllon në vendngjarje

    Dalin pamjet: Momenti i vrasjes së 30 vjeçarit me 7 plumba, polici civil qëllon në vendngjarje

    Ferizaj nuk gjen qetësi, dëgjohen dy të shtëna me armë pranë rrugës “Tahir Sinani”

    Ferizaj nuk gjen qetësi, dëgjohen dy të shtëna me armë pranë rrugës “Tahir Sinani”

    Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar

    Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar

    Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme

    Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme

    Stuhi të fuqishme në jug dhe veri të Kosovës, 1000 shkarkesa elektrike të regjistruara orët e fundit

    Stuhi të fuqishme në jug dhe veri të Kosovës, 1000 shkarkesa elektrike të regjistruara orët e fundit

    Tragjedia në Fushë-Arrëz, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna

    Tragjedia në Fushë-Arrëz, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna

    Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij

    Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar

    Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Beograd, interesim i madh nga serbët për ta shikuar

    Stalini, Kardelit: Shqiptarët mund të jenë besnikë si qeni, sepse kjo është karakteristikë e primitivëve!

    Stalini, Kardelit: Shqiptarët mund të jenë besnikë si qeni, sepse kjo është karakteristikë e primitivëve!

    CEREMONIA E VETËDIJES MORALE PËR NDJENJËN E VETËRESPEKTIT KOMBËTAR

    CEREMONIA E VETËDIJES MORALE PËR NDJENJËN E VETËRESPEKTIT KOMBËTAR

    Kalendari histori, 5 mars

    Kalendari historik, 27 maj

    Elona Sadiku merr çmimin e parë në garat ndërkombëtare të solokëndimit

    Elona Sadiku merr çmimin e parë në garat ndërkombëtare të solokëndimit

    Kalendari historik, 27 shtator

    Kalendari historik, 26 maj

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 25 maj

    A kanë targa avionët?

    A kanë targa avionët?

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 24 maj

    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Sulmohet eskorta e reperit Azet

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 23 maj

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

    Shqiptari nga Çamëria, që themeloi klubin italian

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kulturë Art dhe letërsi

Humbi peshë e hoqi flokët vetëm për serialin ‘Rrushe’, Rexha: Është ndër projektet më të rëndësishme në jetën time

22 Janar, 2022 14:58
në Art dhe letërsi, Kulturë
Humbi peshë e hoqi flokët vetëm për serialin ‘Rrushe’, Rexha: Është ndër projektet më të rëndësishme në jetën time
Share on FacebookShare on Twitter

‘Rrushe’ është serial i zhanrit dramë – krim, me një tematikë që nuk është trajtuar më parë në Kosovë, e me kthesa të paimagjinuara, që mbajti publikun shqiptar nën emocione të papërsëritshme përgjatë 20 episodave, përcjell KosovaPost nga KultPlus.

Ky serial ka familjen Pirulli si protagonistë kryesorë. Familja Pirulli janë një familje e zakonshme nga Prishtina, apo të paktën kështu duken në sytë e të tjerëve. Vesa, e bija e familjes, punon si një gazetare hulumtuese. Por, një e kaluar e errët, e mistershme dhe brutale, që fillin e kishte në bujari e në mirësi, rikthehet që t’ua ndryshojë jetën atyre që më së paku e meritojnë. E në udhëkryq të kësaj ngjarjeje gjendet Vesa, për të cilën koncepti i drejtësisë dhe i dashurisë do të ndryshojë përgjithmonë.

Me regji nga Valter Lucaj, skenar nga Jeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj, ‘Rrushe’ shfaqi për herë të parë në rolin e producentes, aktoren Doresa Rexha e cila gjithashtu portretizon edhe personazhin kryesor, atë të Vesa Pirullit apo siç njihet në serial, Rrushja.

Lexo Edhe:

Ukrainasi udhëtoi me biçikletë rreth 70 kilometra drejt një qyteti më të sigurt – i shmangi predhat dhe avionët luftarakë rusë

Real Madridi konfirmohet si “mbret” i Evropës, e fiton trofeun e 14-të të Championsit

Reagimi i Rio Ferdinand për golin e anuluar të Benzemas: Duhet të kemi një shpjegim zyrtar

E idenë, rrugëtimin dhe planet për sezonin e ri, producentja Rexha i ka shpalosur në një intervisë për KultPlus:

KultPlus: “Rrushe”, seriali më i përfolur kosovar i vitit 2021, e ku ju portretizoni personazhin krysor, çfarë  ndjesie ju dha i gjithë ky projekt?

Doresa Rexha: “Rrushe” besoj që ka pasur një rezultat të tillë për shkak të formulës së saj se si është krijuar e që është mbledhja e vlerave të secilit artist pjesëmarrës e shumëzuar me dashni, përkushtim, pasion, konsistencë e pergjëgjesi. ‘Rrushe-s’ i kam dhuruar gjithçka nga vetja, jo vetëm unë por i gjithë ekipi, e këtu po më bie ndërmend thënia “aq sa jep edhe merr” prandaj ky projekt është një ndër projektet më të rëndësishme në jetën time.
Ky serial më ka dhuruar çdo ndjesi në çdo kohë, në fillim ka qenë ‘uria’ per të krijuar një projekt me vlerë dhe të veçantë, pastaj frikë, besim, sfidë, vështirësi të panumërta, sakrificë, mund e rritje.
Une besoj qe nuk ka proces qe të përmbush më shumë se të krijuarit me shumë dashni e pasion.

KultPlus: Si jeni duke qëndruar me emërtimin Rrushe, apo më saktë, tashmë po ju thërrasin  më shumë Doresa apo Rrushe?

Doresa Rexha: Më i bukur sesa emri se si po me drejtohen është reagimi i njerëzve që i takoj rastësisht, komplimentet dhe urimet e tyre e sidomos mesazhet nga njerëz që e kanë gjetë veten në storie të serialit e ndikimi që ka pasur tek ta. Ky është shpërblimi më i madh i gjithë punës së deritanishme.

KultPlus: Në fakt, si ishte të jesh një Rrushe?

Doresa Rexha: Para se ta pranoj rolin kam pasur shumë frikë, nuk besoja që mund t’ia dal, nuk besoja qe isha e duhura e nuk guxoja as ta mendoj se çka ndodhë nëse nuk arrij me e jetësu personazhin e Vesës, mirepo jam me fat qe kam njerëz rreth vetes të cilët besojnë në mua më shumë se unë në vete.

Kur i kam lexu skenaret e para dhe pastaj  gjatë diskutimit me skenaristin për linjen e Vesa Pirullit dhe linjen e krejt serialit, ka qenë shumë e frikshme por kjo e bënte edhe më emocionues dhe entuziazmues të gjithë procesin.

Për mu aka qenë shumë sfidë pasi që dihet se barra më e madhe bie mbi personazhin kryesor por në anën tjetër duke e ditur se sa shume ngjarje tragjike do te ndodhnin në jetën e Vesës, e kam pasur shumë të veshtirë ndërtimin e linjës së emocioneve të saj në mënyre që mos ta perseris veten.
Por pavarësisht sfidave në ndërtimin e personazhit, lehtësia dhe e bukura ka qenë tek bashkëpunimi me gjithë aktorët e serialit.

KultPlus: Na trego për fillimet, e kujt ishte ideja, apo si guxuat të besonit në një serial kaq të madh, duke marrë parasysh se për herë të parë është realizuar një serial i tillë edhe jashtë një platforme televizive, nga një kompani e jashtme siç është “Gjirafa”?

Doresa Rexha: Gjithmonë e theksoj faktin se te punuarit ne Gjirafe te ndryshon mendesine se si i sheh gjërat dhe se si duhet me i tejkalu limitet tona gjithsecili për të arritur atë që dëshirojme dhe e kemi qëllim. Guximi për të nisur një projekt të tillë është ndërtim i të gjitha eksperiencave në Gjirafë, ku nga hiçi mundohemi me ndërtu kështjella të larta, nuk po flas vetëm në fushen artistike por në secilën fushë.  Ne në Gjirafë nuk jemi rehat asnjëherë , asnjëherë nuk kemi nje ‘comfort zone’, e kjo normalisht që është stresuese dhe ka presion por në të njëjtën kohë ka progres dhe rritje të madhe ku nuk mungojnë sukseset. Mos  të harrojmë se “nga presioni i madh formohen diamantet”.

Me gjirafaVideo funksionojmë që pesë vite e duke e parë rritjen e platformes dhe potencialin e produksionit tebrendsheme, menduam që ka ardhë momenti të provojmë diçka tjetër nga ajo që kemi prodhuar deri më tani.
U takuam me skenaristin Jeton Kulinxha, i treguam se cili është qëllimi i serialit, cilat janë temat qe po deshirojmë me i shtjellu dhe pasi ka perfunduar sezoni i parë e konsiderojmë veten me fat që kemi krijuar diçka me një artist si Jetoni.
Më pas, ka qenë sfida që me i bind edhe të tjerët me besu në serial dhe me besu në atë që po dëshirojmë me arritë.
Ne fund te fundit është diçka që na ka bashku të gjithëve, fakti që shikuesit tanë e kanë merituar një projekt të tillë.

KultPlus: 20 episoda të serialit ‘Rrushe’ kanë sjellë dramë, dashuri e krim të ndërlidhura në dy periudha kohore e që për bazë kanë pasur zhvillimet në Kosovë, sa ishte vështirë të shtjellohej një temë kaq e ndjeshme?

Doresa Rexha: Përgjatë një viti kemi hulumtuar rreth seciles temë, kemi marrë informata për ngjarje të ndryshme, disa i kemi edhe te prekshme pasi janë tema aktuale që na rrethojnë. Vështirësia më e madhe ka qenë shtjellimi i tyre pasi ‘Rrushe’ ka pasë një sezon me vetëm 20 episoda dhe jemi munduar qe secilës temë t’ia kushtojmë kohën dhe mesazhin e duhur.
Po ashtu sfidë në vete ka qenë edhe ndërtimi i reagimeve të personazheve ndaj ketyre temave, duke e pasur informatën qe shikuesit do e gjenin veten tek temat apo ngjarjet perkatëse, atëhere ka qenë përgjegjësi e madhe qe edhe reagimet e personazheve të jenë të duhurat. E për këtë në fillim kemi pasur konsultime edhe me psikologë.
Pasi e kemi xhiruar episodin e parë dhe para se të fillonim me shkrimin e skenareve për episodet tjera, kemi bërë fokus grupe ku kemi mbledhur persona të vendeve, moshave dhe profesioneve të ndryshme të cilët e kanë parë episodin dhe kanë dhënë mendimin e tyre, e kjo përveç që na ka ndihmuar, ka qenë përvojë në vete si dhe ka shtuar vlerë n vazhdimësi të shkrimit të skenareve.

ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Ukrainasi udhëtoi me biçikletë rreth 70 kilometra drejt një qyteti më të sigurt – i shmangi predhat dhe avionët luftarakë rusë

Ukrainasi udhëtoi me biçikletë rreth 70 kilometra drejt një qyteti më të sigurt – i shmangi predhat dhe avionët luftarakë rusë

28 Maj, 2022
Real Madridi konfirmohet si “mbret” i Evropës, e fiton trofeun e 14-të të Championsit

Real Madridi konfirmohet si “mbret” i Evropës, e fiton trofeun e 14-të të Championsit

28 Maj, 2022
Reagimi i Rio Ferdinand për golin e anuluar të Benzemas: Duhet të kemi një shpjegim zyrtar

Reagimi i Rio Ferdinand për golin e anuluar të Benzemas: Duhet të kemi një shpjegim zyrtar

28 Maj, 2022
GOOOOL/ Real Madridi drejt trofeut të 14-të, realizon Vinicius

GOOOOL/ Real Madridi drejt trofeut të 14-të, realizon Vinicius

28 Maj, 2022
Ja pse Serbia nuk guxon ta fus asnjë ushtarë në territorin e Kosovës

Ja pse Serbia nuk guxon ta fus asnjë ushtarë në territorin e Kosovës

28 Maj, 2022

Tjera nga rubrika

Përplaset me pemën autobusi me 50 turistë nga Kosova në Vlorë

Përplaset me pemën autobusi me 50 turistë nga Kosova në Vlorë

10:35

Kryeministri Kurti u thotë ministrave: Kemi punuar pa asnjë skandal, kemi vullnetin e dijen për t’i kaluar sfidat për kombin

Pas turit tre javor në SHBA dhe Zvicër, Kurti kthehet në Kosovë

21:04

Putin i pakënaqur? Vendimet për luftën tani i merr ai dhe jo oficerët

“Kurrë nuk kam qenë kaq i turpëruar”: Diplomati rus në OKB jep dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë

15:28

Apeli vendos pjesërisht lidhur me paraburgimin e Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Pranohen edhe 12 viktima për të marrë pjesë në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

10:46

Partneriteti i pa kushtëzuar Turqi – Kosovë

E çuditshme është mania e disa eksponentëve të LDK-së për ndryshimin e balancave të identitetit fetar!

21:55

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.